Ndërlidhjet

logo-print

Hagë: Rasim Deliq dënohet me 3 vjet burg


Tribunali i Hagës e ka dënuar sot me tre vjet burg ish-komandantin e myslimanëve të Bosnjes për shkak të keqtrajtimit të të burgosurve serbë në luftën e Bosnjes në vitet 1992-95.

Megjithate, gjykata e Hagës e shfajësoi Rasim Deliç nga akuzat më serioze për vrasje.

Gjykatësit thanë se Deliç ka dështuar t'i ndëshkojë luftëtarët e huaj islamikë, të cilët burgosën 12 serbë të Bosnjes dhe i keqtrajtuan, por shtuan se nuk ka prova të mjaftueshme për ta dënuar edhe për vrasje.

Deliq është nga myslimanët e rrallë, që u dënuan nga Tribunali i Hagës.
XS
SM
MD
LG