Ndërlidhjet

logo-print

Scheffer: Rusia përdori forcë joproporcionale


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer e ka dënuar aksionin ushtarak të Rusisë në Gjeorgji duke e quajtur "joproporcional".

Scheffer mbërriti në Gjeorgji që të tregojë përkrahjen pas konfliktit ushtarak që ky vend pati me Rusinë.

Ai i bëri thirrje Rusisë që të respektojë planin e paqes dhe të sigurojë që trupat ruse të kthehen në pozicionet para konfliktit.

"Qëndrimi i NATO-s është i qartë. Përdorimi i forcës ruse ishte joproporcional dhe Rusia tash duhet t'i përmbushë të gjitha elementet e planit gjashtë pikësh të ndërmjetësuar nga presidenti francez Sarkozy, në cilësinë e kryesuesit të BE-së, përfshirë dhe zbatimin e marrëveshjes së javës së kaluar", tha Scheffer.

Në takimin me kreun e aleancës, presidenti gjeorgjian Mikhail Saakashvili bëri thirrje që të përshpejtohet integrimi i Gjeorgjisë në NATO.
XS
SM
MD
LG