Ndërlidhjet

Bush: Tregjet do të mund t'ia dalin mbanë


Sot në tregjet finansiare në botë janë shënuar humbje pas raporteve për rënien e dy bankave më të mëdha amerikane.

Banka Lehman Brothers, e cila humbi miliarda dollarë në krizën e kredive, njoftoi se ka kërkuar mbrojtje falimentimi, ndërsa kompania Merrill Lynch tha se do t'i shitet një banke të madhe amerikane.

Presidenti George Bush tha se qeveria amerikane po punon për të minimizuar ndikimin e tronditjeve, dhe shprehu bindjen se tregjet do të mund t'ia dalin mbanë.

"Në plan afatshkurtër, përshtatjet në tregjet finansiare mund të jenë të dhimbshme për njerëzit që brengosen për investimet e tyre, si dhe për të punësuarit dhe kompanitë e prekura. Por, në plan afatgjatë, jam i bindur se tregjet tona të kapitalit janë fleksibile dhe mund t'u përballojnë këtyre përshtatjeve", tha Bush.

Bankat qendrore në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë sot lëshuan miliarda dollarë në treg në përpjekje për të ndihmuar bankat të mbështesin njëra tjetrën dhe të parandalojnë destabilizimin e mëtejmë të tregut.
XS
SM
MD
LG