Ndërlidhjet

BE: Holanda e bllokoi marrëveshjen me Serbinë


Holanda i ka bllokuar përpjekjet e Bashkimit Evropian që të ratifikojë marrëveshjen tregtare me Serbinë.

Pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, shefi i diplomacisë holandeze, Maxime Verheugen tha se Serbia ende nuk bashkëpunon plotësisht me Tribunalin e Hagës.

Sidoqoftë, shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, shpreh bindjen se në takimin e ardhshëm në tetor, 27 ministrat e Jashtëm të BE-së do të bien dakord për të implementuar marrëveshjen e përkohshme për lidhje më të ngushta me Serbinë, përfshirë dhe marrëveshjen për tregti.
XS
SM
MD
LG