Ndërlidhjet

logo-print

Bruksel: Feith në Parlamentin Evropian


Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimi Evropian në Kosovë, Pieter Feith, sot, për situatën në Kosovë, do të flasë para anëtarëve të Këshillit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Sipas njoftimit nga zyra e tij, pritet që ai të raportojë për "të arriturat në aspektin e procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për sfidat e ardhshme".

Kjo është vizita e parë e zotit Feith në Bruksel, prej shkurtit të këtij viti, kur ai e filloi mandatin si i dërguar i posaçëm i BE-së në Kosovë.
XS
SM
MD
LG