Ndërlidhjet

Tbilisi: NATO do të zgjërohet, tha Scheffer


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer tha se aleanca do të vazhdojë të zgjërohet, megjithë kundërshtimet e Rusisë.

Në një fjalim në Tbilisi, Scheffer tha se dyert e NATO-s janë "krejtësisht të hapura" dhe paralajmëroi se askush nuk do të mund t'i këputë lidhjet e aleancës me asnjë vend përmes aksionit ushtarak.

Scheffer dje mbërriti për vizitë në Gjeorgji, për t'i dhënë mbështetje këtij vendi pas luftës me Rusinë, dhe për të treguar se aleanca e mbështet synimin e Gjeorgjisë për anëtarësim në NATO dhe BE.

Megjithatë, Scheffer nuk premtoi se kur Gjeorgjia do të mund të anëtarësohej në aleancën veri-atlantike.
XS
SM
MD
LG