Ndërlidhjet

logo-print

7 të vrarë në përleshjet në Ingusheti


Zyrtarët lokalë thanë se shtatë njerëz janë vrarë në një përleshje mes forcave ruse të sigurisë dhe kryengritësve në Ingusheti.

Agjencia Reuters citoi banorët lokalë të kenë thënë se helikopterët ushtarakë kanë hapur zjarr në fshatin Verkhniye Achaluki, i cili ka zgjatur disa orë.

Raportet nuk kanë mundur të verifikohen nga burime të pavarura për shkak se forcat e sigurisë e kanë bllokuar zonën.
XS
SM
MD
LG