Ndërlidhjet

Londër: Brown takohet me presidentin e Pakistanit


Presidenti i ri i Pakistanit, Asif Ali Zardari dhe kryeministri britanik Gordon Brown kanë biseduar në Londër për çështjet e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit.

Bisedimet janë fokusuar edhe në tensionet e fundit mes Islamabadit dhe Uashingtonit pas operacioneve unilaterale ndërkufitare amerikane.

Zardari, i cili ndodhet në një vizitë private në Britani, pritej të kërkojë mbështetjen e z. Brown në përpjekjet për të bindur qeverinë amerikane që t'i ndërpresë operacionet e këtilla nga territori i Afganistanit.
XS
SM
MD
LG