Ndërlidhjet

logo-print

Sekretari i Mbrojtjes Gates viziton Afganistanin


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates ka mbërritur për një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan.

Gates do të takohet me presidentin Hamid Kharzai, i cili ka kritikuar vrasjen e civilëve nga trupat e huaja gjatë luftimit të kryengritësve talebanë, por e ka mbështetur shpalljen e javës së kaluar se Shtetet e Bashkuara do t'i godasin zonat e sigurta të militantëve në Pakistan.

Vizita e sekretarit Gates në Kabul pasoi vizitën e paparalajmëruar të tij në Irak.
XS
SM
MD
LG