Ndërlidhjet

Feith: Situata në Kosovë ka mbetur stabile


Situata në Kosovë ka mbetur relativisht stabile në shtatë muajt e fundit prej shpalljes së pavarësisë, ka thënë në Parlamentin Evropian Shefi i misionit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, i cili është edhe përfaqësues i posaçëm i BE-së për Kosovën.

Feith e la lavdëruar atë që e ka quajtur "përparim në legjislacionin" e Kosovës që jep një kornizë për mbrojtjen e bashkësive pakicave serbe, si dhe të objekteve kulturore dhe fetare.

Ai ka patur këto dy ditë takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme të Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG