Ndërlidhjet

logo-print

Fuqitë botërore do diskutojnë çështjen bërthamore të Iranit


Përfaqësuesit e 6 fuqive botërore do të takohen të premten në Uashington për të diskutuar mënyrat që ta bindin Iranin të pezullojë aktivitetet e ndjeshme bërthamore.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit amerikan, Sean McCormack tha se çështjen e Iranit do ta diskutojnë emisarët nga SHBA, Kina, Rusia, Britania, Franca e Gjermania.

Bisedimet i paraprijnë takimit të Sekretares së Shtetit, Condoleezza Rice dhe ministrave të Jashtëm të këtyre vendeve në Nju Jork anash Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG