Ndërlidhjet

Gjeorgjia thotë ka prova se Rusia e filloi luftën


Qeveria e Gjeorgjisë tha se ka regjistruar biseda telefonike që tregojnë se forcat ruse kanë hyrë në Gjeorgji përpara ofenzivës së saj në Osetinë e Jugut, duke i mbështetur kështu pohimet se Rusia ishte agresor në luftën muajin e kaluar.

Autenticiteti i bisedave të pretenduara, të cilat u bënë publike për mediat perëndimore, nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Rusisë, Andrei Nesterenko, i hodhi poshtë si "joserioze" pohimet e Gjeorgjisë, duke thënë se invazioni ka mundur lehtë të regjistrohet nga satelitët e NATO-s.
XS
SM
MD
LG