Ndërlidhjet

Kinë: Mbi 6.200 foshnje të helmuara


Kina tha se më shumë se 6.200 foshnje janë sëmurë pasi ishin ushqyer me qumështin pluhur të prodhuar nga kompanitë kineze.

Ministri i Sëndetësisë, Chen Zhu tha se janë sëmurë 6.244 foshnje, nga të cilat 158 vuajnë nga sëmundja akute e veshkave.

Ministri tha se tre foshnje kanë vdekur për shkak të qumështit pluhur.

Autoritetet thanë se inspektorët kanë gjetur materien helmuese industriale melamin në qumështin pluhur të prodhuar nga rreth 20 kompani kineze.

XS
SM
MD
LG