Ndërlidhjet

Bush: Droga rrezikon të ardhmen e Afganistanit


Presidenti George Bush tha se droga ilegale përbën "kërcënim serioz" për të ardhmen e Afganistanit.

Në raportin vjetor për trafikimin e drogës në botë, Bush tha se Afganistani ka bërë "pak progres" në luftimin e kultivimit të hashashit, por trafikimi i drogës vazhdon të kontribuojë për korrupsionin, dëmtimin e rritjes ekonomike, si dhe nxitjen e dhunës dhe kryengritjes.

Bush tha se droga mbetet problem në provincat jugore afgane, ku ndikimin e tyre e shtrijnë militantët talebanë.
XS
SM
MD
LG