Ndërlidhjet

Krerët e mbrojtjes së SHBA në Afganistan, Pakistan



Krerët e mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara po vizitojnë Afganistanin dhe Pakistanin, për të biseduar mbi luftimin e kryengritësve talebanë dhe situatën në kufirin mes dy vendeve.

Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates ndodhet në Kabul, ku bisedoi me presidentin Hamid Kharzai dhe zyrtarët tjerë të lartë.

Bisedimet u fokusuan në luftimin e talebanëve dhe Al Kaedas, si dhe shqetësimeve për vrasjen e civilëve nga trupat e huaja gjatë operacioneve kundër kryengritësve.

Shefi i shtabit të përgjithshëm, admirali Mike Mullen mbërriti në Pakistan, për bisedime me kryeministrin Yousuf Riza dhe shefin e armatës, Ashfaq Kayani.

Ata pritet të diskutojnë çështjet që lidhen me luftimin e militantëve në Pakistan, në kufirin me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG