Ndërlidhjet

Moska kritikon NATO-n për vizitën në Gjeorgji


Rusia tha se vizita e delegacionit të NATO-së në Gjeorgji ka qenë "anti ruse" dhe ka reflektuar "mentalitetin e Luftës së Ftohtë" të aleancës.

Ministria e Jashtme ruse tha se vlerësimet e zyrtarëve të NATO-së nuk kanë qenë të balancuara, sepse ata kanë parë dëmet e shkaktuara nga lufta vetëm brenda Gjeorgjisë, por jo edhe në Osetinë Jugore.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, këtë javë ka udhëhequr një delegacion të Këshillti Veri-Atlantik për vizitë në Tbilisi.

Zyrtarët e NATO-së kanë vizituar qytetin e Gorit, i cili u shënjestrua nga aeroplanet dhe tankset ruse gjatë luftës së shkurtër të muajit të kaluar.
XS
SM
MD
LG