Ndërlidhjet

Hetime afgano-amerikane mbi sulmin ndaj civilëve


Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates tha sot se ushtria amerikane dhe autoritetet afgane do të zhvillojnë një hetim të përbashkët rreth deklaratave të zyrtarëve afganë, të mbështetura edhe nga OKB për një numër të madh të viktimave civile të shkaktuara nga një sulm i mëhershëm ajror i koalicionit.

Zyrtarët afganë dhe të OKB-së kanë thënë se 90 civilë, shumë nga ta gra dhe fëmijë, janë mbytur aksidentalisht më 22 gusht, në një fshat në Afganistanin perëndimor.

Ushtria amerikane fillimisht ka vënë në dyshim këtë shifër, duke thënë se janë vrarë 5 deri në 7 civilë, bashkë më 30 – 35 militantë.

Ndryshe, Gates gjendet në Afganistan për një vizitë dy-ditëshe.
XS
SM
MD
LG