Ndërlidhjet

Traktat mes Rusisë, Abkhazisë, Osetisë


Presidenti rus Dmitry Medvedev ka nënshkruar marrëveshje miqësie me liderët e Osetisë Jugore dhe Abkhazisë.

"Marrëveshjet për miqësi, bashkëpunim, dhe ndihmë të përbashkët janë fillimi i vënies së bazës legale për raportet tona bilaterale me Abkhazinë dhe Osetinë Jugore- raporte që nga tani do të ndërtohen mbi bazën e ligjit ndërkombëtar", tha Medvedev.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian e ka emëruar diplomatin gjerman Hansjoerg Haber udhëheqës të misionit vëzhgues në Gjeorgji.

Ky mision vendoset në Gjeorgji, pas luftës. që kjo e fundit pati me Rusinë në muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG