Ndërlidhjet

logo-print

Karaxhiq: Do të mbrohem vetë


Ish-lideri i serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiq ka konfirmuar sot se do të mbrohet vetë ndaj 11 akuzave kundër tij të ngritura nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish- Jugosllavi.

Në paraqitjen e tij të tretë në Gjykatën e Hagës, Karaxhiqi ka kritikuar gjykatën se zhvillon proces gjyqësor korrekt, vetëm në dukje.

Në aktakuzën kundër tij janë të përfshira akuza për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Karaxhiqi ka qenë në arrati për më shumë se një dekadë, para se të arrestohej më 21 korrik në Beograd.
XS
SM
MD
LG