Ndërlidhjet

Vriten 4 ushtarë rusë në Ingusheti


Katër ushtarë rusë janë gjetur të vrarë në Ingusheti, afër kufirit me Çeçeninë.

Ministria e Brendshme e Ingushetisë tha se viktimat ishin anëtarë të forcave sepciale të Rusisë.

Persona të panjohur u kanë zënë pritën atyre në një autostradë dhe ushtarët kanë vdekur menjëherë.

Më herët shërbimet e zbulimit të Rusisë thanë se kanë vrarë 10 persona të armatosur gjatë një shkëmbimi zjarri në Republikën kaukaziane të Dagestanit.
XS
SM
MD
LG