Ndërlidhjet

DASH: Sulmi në Jemen-sulm tipik i Al-Qaidas


Shtetet e Bashkuara thanë se sulmi ndaj ambasadës amerikane në Jemen i ka të gjitha karakteristikat e një sulmi të Al-Qaedas, por ende nuk mund të nxjerret përfundimi se kush qëndron pas sulmit.

Presidenti George Bush tha se sulmuesit po mundohen që t'ia humbin durimin Shteteve të Bashkuara, në mënyrë që ajo të tërhiqet nga rajoni.

"Ky sulm na kujton se jemi në luftë me ekstremistët, të cilët do të vrasin njerëz të pafajshëm, për të arritur objektivat e tyre ideologjike", ka thënë presidenti Bush.

Ndërkohë, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Sean McCormack ka thënë se siguria e lartë ka bërë që ambasada të mbetet e paprekur.

"Kjo është një përpjekje brutale për të thyer sigurinë e ambasadës sonë në Sana. Fatmirësisht nuk pati sukses. Masat e sigurisë në ambasadë, që janë ngritur në 7-8 vjetët e fundit kanë qenë efektive për të penguar këtë sulm", ka thënë McCormack.
XS
SM
MD
LG