Ndërlidhjet

Sulm me raketa në jug të Pakistanit


Zyrtarët pakistanezë thanë se sulme me raketa që dyshohen të jenë kryer nga amerikanët, kanë goditur një rajon në Waziristanin jugor të Pakistanit, rajon fisnor ky në kufi me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se nuk ka raporte të menjëhershme mbi dëmet e sulmeve, të cilat erdhën vetëm pak orë pasi që shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, admirali Michael Mullen, përsëriti se Uashingtoni respekton sovranitetin e Pakistanit.

Mullen ka arritur në Islambad në një vizitë të papritur, për të biseduar me liderët kreysorë civilë dhe politikë të Pakistanit.

Vizita e tij vjen në mes të rritjes së tensioneve ndërmjet SHBA-se e Pakistanit pas sulmeve amerikane në territorin e Pakistanit.
XS
SM
MD
LG