Ndërlidhjet

Sana: U arrestuan 19 vetë të dyshuar për sulm


Sipas raporteve të kanalit televiziv Al Arabia, me seli në Dubai, autoritetet në Jemen kanë arrestuar 19 vetë të dyshuar se kanë lidhje me sulmet kundër ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Sana.

16 vetë, përfshirë edhe gjashtë sulmues, u vranë gjatë incidentit të djeshëm, që u krye me sulm vetëvrasës me makinë bombë, me granata dhe me armë automatike.

Asnjë shtetas amerikan nuk ka pësuar lëndime.

Departamenti amerikan i shtetit, tha se sulmi ishte i ngjashëm me ato të stilit të al-Kaidës, por zyrtarët amerikanë ende nuk kanë konkluduar se kush ka dorë në këtë sulm.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e dënoi këtë sulm duke e cilësuar si "akt terrorist".
XS
SM
MD
LG