Ndërlidhjet

logo-print

Tzipi Livni fitoi me epërsi të vogël


Ministrja e Jashtme izraelite, Tzipi Livni, është zgjedhur lidere e re e partisë në pushtet, Kadima.

Ky zhvillim krijon mundësi të mëdha që zonja Livni të bëhet kryeministrja e parë femër e Izrealit në 30 vjetët e fundit. Në vitet e 70-ta kryeministre e Izraelit ishte Golda Meir.

Radioja izraelite ka raportuar se në votime për lider të partisë, Tzipi Livni ka fituar 43%, ndaj 42% sa ka fituar ish-ministri i Mbrojtjes, Shaul Mofaz.
XS
SM
MD
LG