Ndërlidhjet

Sawers: Serbia po gabon lidhur me Kosovën


Ambasadori i Britanisë në Kombet e Bashkuara John Sawers ka vlerësuar se Serbia po gabon që çështjen e ligjshmërisë së shpalljes së pavarësisë së Kosovës po e paraqet para Gjykatës Ndërkombëtare, sepse sipas tij kjo sjell rrezik për destabilizimin e Kosovës, gjë që nuk është në interes të askujt.

"Mendojmë se serbët janë marrë në mënyrë të gabuar me faktin se e kanë futur këtë në rendin e ditës. Ata duan që përkohësisht të ndalin cështjen e Kosovës, por duke vazhduar ndërkohë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian", i ka thënë Sawers radios britanike shtetërore.

Ai ka shtuar se Britania e Madhe i ka dy interesa në Ballkan – "e para është që ta fusim Evropën në Serbi dhe paralelisht, duam ta stabilizojmë Kosovën dhe të vendosim pavarësinë e saj të fuqishme".

Kësisoji, këto procese shkojnë bashkërisht dhe veprimet serbe bartin me vete rrezikun e destabilizimit të Kosovës, gjë që nuk është as në interesin e tyre dhe as në interesin tonë, ka thënë Sawers duke shtuar se kjo nuk do të kontribuojë në integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.


XS
SM
MD
LG