Ndërlidhjet

Irani: Sanksionet s'e ndalin dot programin atomik


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinejad tha se kërcënimet për sanksione të reja nuk do ta ndalin Iranin nga programi i tij bërthamor paqësor- për të cilin Perëndimi frikësohet se ka synim krijimin e armëve bërthamore.

Një raport i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike tha këtë javë se mungesa e bashkëpunimit të Iranit ka sjellë ngecjen e hetimeve të OKB-së mbi atë nëse Irani fshehurazi po punon në krijimin e bombës atomike.

Por, Ahmedinejad ka thënë në një intervistë se raporti konfirmon se programi bërthamor i Iranit është paqësor dhe se Agjencia e OKB-së nuk ka mandat që të hetojë duke pasur parasysh informatat e shërbimeve të zbulimit të Perëndimit.
XS
SM
MD
LG