Ndërlidhjet

logo-print

Almhofer- shef i ri i OSBE-së në Kosovë


Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian ka emëruar sot diplomatin austriak Werner Almhofer për shef të ri të misionit të OSBE-së në Kosovë, ka njoftuar kjo organizatë në Vjenë.

Almhofer është emëruar nga Finlanda si kryesuese e radhës e presidencës së OSBE-së, dhe ai do ta zvëndësojë zviceranin Tim Guldiman.

Almhofer ka qenë nga marsi i vitit 2005 ambasador i Austrisë në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa më parë ka qenë pjesë e shërbimit diplomatik në Beograd dhe Romë.

Sipas, agjencisë austriake të lajmeve APA, Beogradi ka protestuar lidhur me mënyrën se si është zgjedhur Almhofer, duke konsideruar se nuk ka pasur konsultime me të gjitha vendet anëtare.

Për shkak të kundërshtimeve të Serbisë dhe Rusisë ndaj shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Këshilli i Përgjithshëm i kësaj organizate e ka shkurtuar mandatin e shefit të OSBE-së në Kosovë nga një vit në gjashtë muaj.
XS
SM
MD
LG