Ndërlidhjet

Danimarkë: Dënohen 6 për shitje të fanellave


Gjashtë persona janë dënuar nën ligjin anti-terror të Danimarkës për shitjen e fanellave.

Gjashtë të dënuarit kanë pranuar se kanë prodhuar, shitur dhe shpërndarë fanella për të ndihmuar grupin gueril kolumbian FARC dhe grupin militant palestinez (Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës).

Të dy këto grupe konsiderohen organizata terroriste nga BE dhe SHBA.

Gjykata e Lartë Lindore e Danimarkës ka dënuar dy nga të paditur me 6 muaj burg, ndërsa të tjerët kanë marrë dënime me kusht.
XS
SM
MD
LG