Ndërlidhjet

Bush do të takohet me presidentin e Pakistanit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush do të takohet javën e ardhshme me presidentin e ri të Pakistanit, Asif Ali Zardari.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Dana Perino tha se takimi do të mbahet në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Takimi realizohet në kohën e tensioneve të shtuara ndërmjet Uashingtonit dhe Islamabadit lidhur me përpjekjet e Pakistanit për t'ia dalë mbanë me inkursionet ndërkufitare të militantëve në territorin e Afganistanit.

Forcat e Shteteve të Bashkuara që ndodhen në Afganistan, kohë më parë hynë në territorin pakistanez për t'i ndjekur ekstremistët.
XS
SM
MD
LG