Ndërlidhjet

Ukrainë: Stërvitje kundër invazionit


Presidenti i Ukrainës Viktor Yushchenko ka ndjekur sot stërvitjet ushtarake, të cilat kishin për synim të zbrapsin invazionin.

Yushchenko i mbikqyri 3 mijë trupat, aeroplanët luftarakë, tankset dhe helikopterët që morën pjesë në stërvitjet.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes tha se stërvitjet ishin planifikuar në vitin 2007 dhe nuk kanë lidhje me krizën aktuale politike në Ukrainë apo me konfliktin ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, i cili shpërtheu në muajin gusht.

Kohët e fundit, Yushchenko është ankuar për ndërhyrjen e Rusisë në punët e brendshme të Ukrainës, dhe gjithashtu i ka vendosur kufizime lëvizjes së Flotës ruse të Detit të Zi, e cila është e stacionuar në Ukrainën jugore.
XS
SM
MD
LG