Ndërlidhjet

Rasmussen: Serbia të mos pengojë EULEX-in


Kryeministri i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen i ka bërë thirrje Serbisë që të lejojë vendosjen e misionit të Bashkimit Evropian, EULEX edhe në pjesët e banuara me serbë në Kosovë.

Ai tha se vështirësitë në dërgimin e misionit më të madh policor dhe të drejtësisë të BE-së janë "kryesisht për shkak të rezistencës serbe".

Rasmussen tha se përpjekja e Serbisë për anëtarësim në BE do të ndihmohej nëqoftëse Beogradi punon në mënyrë "konstruktive" me bllokun 27 anëtarësh.

Kryeministri i Danimarkës i bëri këto komente në Prishtinë, ku u takua me udhëheqësit e Kosovës, ndërsa planifikon t'i vizitojë edhe paqëruajtësit danezë në kuadër të KFOR-it.
XS
SM
MD
LG