Ndërlidhjet

Rice: Rusia po bëhet tejet agresive


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice ka thënë se Rusia është në "rrugë njëkahëshe të izolimit dhe irelevancës" dhe se ajo "po bëhet autoritare në vend, dhe agresive jashtë vendit".

Këto komente zonja Rice i bëri në një fjalim mbi marrëdhëniet Shtetet e Bashkuara-Rusi qe e mbajti në Fondin Gjerman Marshall në Uashington.

Rice gjithashtu tha se tani po vihet në pikëpyetje kërkesa e Rusisë që t'i bashkohet Organizatës Botërore te Tregtisë.

Më herët, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov paralajmëroi që Perëndimi të mos e ndëshkojë Moskën për ndërhyrjen ushtarake të saj në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG