Ndërlidhjet

logo-print

Harland: Dallimet mbi Kosovën do vazhdojnë


Zëvendëshefi i UNMIK-ut David Harland ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi Kosovën ka krijuar një problem të vecantë në sistemin ndërkombëtar, ndërsa dallimet mes vendeve më të fuqishme për këtë çështje do mbesin pa marrë parasysh vendimin eventual të Gjykatës.

Ai i ka thënë të përditshmes beogradase "Veçernje Novosti" se për shkak të iniciativës së Serbisë që të kërkojë mendimin e GJND-se për lishgjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, çështja e Kosovës do të komplikojë marrëdhëniet edhe në periudhën e ardhshme.

"Duhet të përpiqemi që ta zgjidhim situatën në plan aftagjatë dhe kjo është e mundur vetëm me ndihmën e BE-së", ka thënë Hartland.

Ai ka kujtuar se mandati i UNMIK-ut vjen nga Këshilli i Sigurimit OKB-së, por se misioni ndërkombëtar derisa nuk merr instruksione të qarta nga KS i OKB-së, do të bashkëpunojë në mënyrë pragmatike me EULEX-in.

Ai ka shfaqur shpresën se Beogradi dhe Brukseli do të arrijnë marrëveshje mbi misionin e EULEX-it.
XS
SM
MD
LG