Ndërlidhjet

NATO diskuton raportet me Rusinë


Ministrat e Mbrojtjes së NATO-s, pritet që të diskutojnë në takimin e tyre ne Londër relacionet me Rusinë, pas intervenimit ushtarak të Rusisë në Gjeorgji.
Duke folur përpara takimit, Sekretari i Përgjithshëm Jaap de Hoop Scheffer, ka thënë se ai "nuk parasheh kthim mbrapa në politikën e NATO-s", por ka vënë në pah dallimet mes vendeve anëtare se si të reagohet ndaj sfidës së Rusisë pas konfliktit me Gjeorgjinë.

Ai tha se NATO nuk do të kërkojë, që ta "ndëshkojë" Rusinë, por po ashtu kërkoi përkrahje të vazhdueshme për aspiratat e Gjeorgjisë për t'iu bashkuar aleancës.
XS
SM
MD
LG