Ndërlidhjet

Llukashenko: Perëndimi t'i njohë zgjedhjet


Presidenti i Bjellorusisë Alyksander Llukashenko, i ka kërkuar Perëndimit, që të njohë zgjedhjet parlamentare, që do mbahen në fund të këtij muaji dhe të punojë për të përmirësuar marrëdhëniet.

Lukashenko i tha Financial Times dhe Frankfurter Allgemiene Zeitung, se dëshiron që Perëndimi "të na pranojë dhe të miratojë dhe njohë zgjedhjet tona".

Llukashenko, që është në pushtet tash 14 vjet, akuzohet nga SHBA dhe BE për manipulim të zgjedhjeve, burgosje të oponentëve dhe mbylljen e mediave të lira.

Shtetet e perëndimit thanë se zgjedhjet do të jenë test i përkushtimit të tij për demokracinë.
XS
SM
MD
LG