Ndërlidhjet

NATO: Filloi mbledhja e ministrave të mbrojtjes


Në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes së NATO-s, që filloi sot në Londër, po diskutohet për ndikimet e aksionit ushtarak rus në Gjeorgji në marrëdhëniet e aleancës me Moskën.

Para takimit, sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gates, tha se ekziston një ndarje ndërmjet aleatëve të NATO-s në pjesën lindore të Evropës dhe atyre në Evropën perëndimore lidhur me përgjigjjen ndaj Rusisë.

Zoti Gates tha se NATO-ja duhet t'i shmanget provokimit në raportet me Rusinë, por duhet t'i vazhdoj stërvitjet që t'i siguroj aleatët në Evropën lindore dhe në shtetet baltike.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Japp De Hoop Scheffer, tha se aleanca nuk duhet të synoj "ndëshkimin" e Rusisë, por, megjithatë kërkoi që të vazhdohet mbështetja për aspiratat e Gjeorgjisë që të anëtarësohet në NATO.
XS
SM
MD
LG