Ndërlidhjet

Bursat evropiane dhe aziatike po përmirësohen


Zyrtarët amerikanë thonë se po zhvillojnë një "plan gjithëpërfshirës" që institucioneve financiare t'u mundësojnë likuiditet dhe kështu të ndihmojnë në zbutjen e krizës aktuale globale financiare.

Bursat evropiane dhe ato aziatike kanë shënuar ngritje sot pas informacioneve për intervenimin e mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara në treg.

Mbrëmë vonë, sekretari amerikan i thesarit, Henry Paulson, tha se ai dhe liderët e Kongresit kanë filluar të punojnë në legjislacionin për t'i shpëtuar bankat nga borxhet, që kanë shkaktuar trazira financiare në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë.
XS
SM
MD
LG