Ndërlidhjet

Paulson: Plani do të kushtojë qindra-miliarda dollarë


Sekretari amerikan i thesarit, Henry Paulson, tha se plani për shpëtimin e sektorit financiar të Shteteve të Bashkuara do të kushtoj "qindra miliarda dollarë".

Duke e paraqitur planin e administratës, që duhet të miratohet nga Kongresi, ai tha se qeveria do t'i blejë borxhet e bankave, që janë në qendër të krizës financiare.

- Jam i bindur se kjo masë e fortë do tu kushtoj familjeve amerikane më pak se alternativa, e cila është vazhdim i serisë së dështimeve të institucioneve financiare dhe tregje të ngrira kreditore, të paafta për të krijuar fonde për zgjerim ekonomik, tha Henry Paulson.

Presidenti George Bush, duke folur pas sekretarit Paulson, kërkoi nga Kongresi amerikan, që ta miratoj planin, duke thënë se ky është "moment vendimtar për ekonominë amerikane".

Bursa në Wall Street shënoi ngritje pas informacioneve për këtë dhe për masat e tjera qeveritare, që kanë për qëllim ta ndalin krizën aktuale financiare.
XS
SM
MD
LG