Ndërlidhjet

logo-print

Venezuela dëbon dy anëtarë të HRW-së


Qeveria e presidentit Hugo Chavez ka dëbuar nga Venezuela dy monitorues të grupit Human Rights Watch, që ka selinë në SHBA.

Në një deklartë, zyrtarët qeveritarë akuzojnë Human Rights Watch se është pjesë e një komploti amerikan kundër Venezuelës.

Human Rights Watch, që thotë se është grup i pavarur joqeveritar dhe se nuk pranon fonde qeveritare, ka kritikuar këtë javë qverinë e Chavezit se ka dobësuar institucionet demokratike dhe garancitë për të drejtat e njeriut në Venezuelë.

XS
SM
MD
LG