Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, Çeki- marrëveshje mbi sistemin raketor


SHBA dhe Republika e Çekisë kanë nënshkruar një marrëveshje që qartëson formën e stacionimit të forcave amerikane në Çeki për të vepruar mbi radarin e sistemit mbrojtës raketor të SHBA-së.

Marrëveshja mbi Statusin e Forcave është nënshkruar të premten, në margjina të takimit të NATO-së në Londër nga sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates dhe homologia e tij çeke, Vlasta Parkanova.

Marrëveshja ofron kornizë ligjore për praninë e ushtrisë amerikane në Republikën Çeke.

Rusia ka kundërshtuar fuqishëm instalimin e sistemit mbrojtës anti-raketor në Çeki dhe Poloni, duke thënë se ai paraqet kërcënim për sigurinë kombëtare të Rusisë.
XS
SM
MD
LG