Ndërlidhjet

logo-print

Asambleja e Përgjithshme diskuton për Kosovën


Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është pajtuar që të debatojë kërkesën e Serbisë për të marrë mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

Zëdhënësi i presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Enrique Yeves, i ka thënë Agjencisë Franceze te Lajmeve(AFP) se asambleja ka miratuar rekomandimin e komisionit të saj të përgjithshëm, që kjo çështje të vendoset në agjendën e sesionit të 63-të.

Ai ka thënë se nuk është caktuar ndonjë datë.

Një delegat i misionit të SHBA-së në OKB, ka thënë se Uashingtoni nuk kundërshton debatin për Kosovën në Asamble, por Uashingtoni do të distancohet nga cdo përfundim që mund të nxjerret nga ky trup rreth asaj nëse deklarata e pavarësisë së Kosovës ka qenë ose jo e ligjshme.
XS
SM
MD
LG