Ndërlidhjet

Kryeministri francez Fillon u takua me Putinin


Kryeministri i Francës, Francois Fillon, tha se për stabilitetin global është e rëndësishme që Bashkimit Evropian dhe Rusia të kenë lidhje të forta.

Ai këto komente i bëri në Soçi të Rusisë, ku arriti mbrëmë për tu takuar me kryeministrin rus, Vladimir Putin.

Zoti Putin e lavdëroi punën diplomatike të presidentit francez, Sarkozy, gjatë konfliktit ushtarak ndërmjet Gjeorgjisë e Rusisë, muajin e kaluar.

Prej kësaj lufte, raportet e Rusisë me Bashkimin Evropian janë ashpërsuar. BE-ja i ka suspenduar negociatat për marrëveshjen e re për partneritet me Rusinë.
XS
SM
MD
LG