Ndërlidhjet

Rreth 60 vriten në një shpërthim në Islamabad


Presidenti i Pakistanit Asif Ali Zardari është zotuar se do t'i japë "fund kancerit" të terrorizmit.

Ai i bëri këto komente pas një sulmi vdekjeprurës vetëvrasës në hotelin Marrioti në Islamabad.

Presidenti Zardari iu adresua kombit, pak pas shpërthimit dhe vetëm disa orë pasi që dha betimin si president.

Shifrat e të vdekurve shkojnë nga 40 deri në 60 persona, por zyrtarët presin që këto të rriten më tej, për shkak se ende po gjenden trupa në rrënoja.

SHBA, Britania dhe Kombet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por zyrtarët amerikanë të shërbimit të zbulimit thonë se sulmi kishte të gjitha shenjat e Al-Qaidas.
XS
SM
MD
LG