Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Vdesin 43 nga zjarri në një klub nate


Media shtetërore kineze tha se të paktën 43 persona kanë vdekur nga shpërthimi i zjarrit në një klub nate në Kinë.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, tha se zjarri kishte nisur të shtunën mbrëma në një klub në Shenzhen, një qytet afër kufirit me Hong Kongun.

Thuhet se të paktën 51 persona janë lënduar nga flakët.

Xinhua nuk ka bërë të ditur shkakun e zjarrit.
XS
SM
MD
LG