Ndërlidhjet

Kryeministri Olmert shpalli dorëheqje


Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert ka shpallë sot dorëheqjen e tij pasi më herët u përball me akuza për korrupsion.

Ai tha se me dorëheqjen e ofruar, po vepron "në mënyrë të duhur dhe në përputhje me qeverisjen e mirë".

"Në fillim të mbledhjes së qeverisë, ju njoftoj për vendimin tim që të jap dorëheqje nga detyra ime si kryeministër i Izraelit. Më duhet të them se nuk ishte vendim i lehtë, apo i padëmshëm për mua dhe ndjenjat e mia. Mendoj se veproj në mënyrë të duhur dhe të përgjegjshme, ashtu siç i premtova opinionit izraelit", tha Olmert.

Nuk është e qartë se kur Olmert do t'ia ofrojë zyrtarisht dorëheqjen edhe presidentit Shimon Peres.

Pasi ta bëjë këtë ai do mbetet ne qeveri deri në zgjedhjen e qeverisë së re përmes marrëveshjes së koalicionit, apo zgjedhjeve të parakohshme.
XS
SM
MD
LG