Ndërlidhjet

Paulson: Vendet tjera të ndjekin shembullin e SHBA


Sekretari amerikan i Thesarit, Henry Paulson tha se Shtetet e Bashkuara do t'u kërkojnë vendeve tjera që ta ndjekin shembullin amerikan dhe të farkojnë plane për shpëtimin e instituconeve finansiare që janë në krizë.

Paulson i tha rrjetit televiziv FOX se skema e Thesarit për 700 miliardë dollarë mund t'u shërbejë edhe autoriteteve të shteteve tjera që përballen me probleme të ngjashme.

Skema e SHBA-ve synon t'i blejë asetet e këqija finansiare nga bankat për të rivendosur rregullin në krizën shkatërrimtare finansiare.

Paulson gjthashtu tha se bankat që janë në pronësi të të huajve në Shtetet e Bashkuara, janë të kualifikuara të përfitojnë nga masat e qeverisë amerikane, të cilat synojnë të zbutin ndikimin e krizës së kredive në sektorin bankar.

XS
SM
MD
LG