Ndërlidhjet

Paqartësi për furnizimet me ushqim në botë


Franca, kryesuesja e radhës e Bashkimit Evropian, tha se bujqësia në botë do të përballet me vështirësi për të paktën 10 vjet, për shkak të mosbalancimit të kërkesës dhe furnizimit me ushqim.

Në një dokument që po diskutohet nga ministrat e Bujqësisë të BE-së, Franca tha se rritjet e fundit të çmimeve të drithërave, orizit, mishit dhe produkteve të përditshme, mund t'u mvishen një varg faktorëve globalë.

Këtu përfshihen moti i paparashikueshëm, çmimet e larta të naftës, zhvillimi i biokarburanteve dhe ndryshimi i shprehive të ushqimit në vendet si Kina, Brazili dhe India.

Dokumenti thotë se të gjithë këta faktorë do të kontribuojnë për jostabilitetin e çmimeve në dekadën e ardhshme.
XS
SM
MD
LG