Ndërlidhjet

logo-print

Liderë botërorë dënojnë sulmet në Pakistan


Liderë botërorë e kanë dënuar sulmin në hotelin Marriot në kryeqytetin e Pakistanit Islamabad, ku humbën jetën prej 40 deri 60 njerëz, dhe qindra u plagosën.

Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl e quajti shpërthimin "sulm revoltues që synon të shkatërojë paqen" në Pakistan.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier tha se ata që qëndrojnë prapa "këtij akti të tmerrshëm" duhet të sillen para drejtësisë.

Kryeministri Gordon Brown u zotua se Britania do të bëjë çmos që të ndihmojë Pakistanin për të luftuar terrorizmin. Brown tha se për këtë ka diskutuar me presidentin e Pakistanit, Asif Ali Zardari. Ky i fundit u zotua se do ta "çrrënjosë kancerin" e terrorizmit.

Ministria e Brendshme e Pakistanit sot i akuzoi militantët talebanë nga zonat fisnore të kufirit me Afganistanin.

Zyrtari i lartë i ministrisë, Rehman Malik, tha se sulmuesit e përfshirë në sulmet e fundit me bomba në Pakistan ishin të gjithë nga zonat fisnore ku janë aktivë Al Kaeda dhe talebanët.
XS
SM
MD
LG