Ndërlidhjet

Izrael: Bisedime për qeverinë e re


Presidenti i Izraelit Shimon Peres do të zhvillojë sot bisedime me grupet parlamentare për formimin e qeverisë së re të koalicionit pas dorëheqjes së kryeministrit Ehud Olmert.

Olmert dje formalisht e paraqiti dorëheqjen pasi më herët u përball me akuza për korrupsion.

Pritet që Peres t'i kërkojë formimin e qeverisë së re ministres së Jashtme, Tzipi Livni, kryetares së re të partisë Kadima të ish kryeministrit Olmert.
XS
SM
MD
LG