Ndërlidhjet

logo-print

Pelosi: Kongresi do të mbrojë taksapaguesit


Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese Nancy Pelosi ka thënë se plani 700 miliarda dollarësh i administratës së Bushit për të paguar borxhet në Wall Street ka mangësi sigurie në disa fusha.

Pelosi tha se këtë javë, Kongresi do të ndërmarrë veprime që të mbrojë interesat e taksapaguesve amerikanë.

Dje, Sekretari i Thesarit Henry Paulson i bëri thirrje Kongresit që të shpejtojë me kalimin e legjislacionit, i cili synon të stabilizojë krizën finansiare në vend.

Paulson gjithashtu u bëri thirrje edhe vendeve tjera që të hartojnë programe të ngjashme.
XS
SM
MD
LG